E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tottenham, Son: Conte është trajner i madh, ndihem përgjegjës

Nëse shumicës së lojtarëve të Tottenhamit nuk duhet t’i vijë keq për lamtumirën e hershme të Antonio Contes, i cili pak ditë para zgjidhjes konsensuale të kontratës me klubin ishte shfaqur në një shpërthim të ashpër kundër skuadrës. Por mes ‘Spurs’ ka dhe nga ata që ndihen keq për largimin e tij.

“Më vjen shumë keq. Ai është një trajner i klasit botëror, ne kemi pasur një udhëtim të mrekullueshëm së bashku.” Duke folur nga Seuli, ku ai ishte i impenjuar me ekipin e tij përfaqësues(të mundur në një miqësore kundër Uruguait), është një Son Heung-min i penduar. Nën drejtimin e trajnerit italian, sulmuesi 30-vjeçar i Koresë së Jugut shijoi sezonin e tij më të mirë, duke e mbyllur Premier Leaguen e sezonit të kaluar me 23 gola. Shifra të cilat, megjithatë, në vitin aktual, ai nuk ka mundur t’i përsërisë: vetëm 6 gola të shënuar deri më tani në ligë. “Unë duhet të kisha bërë më mire”, pranon Son.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›