Tottenham kërkon Klaas-Jan Huntelaar

Tottenham dëshiron Klaas-Jan Huntelaar dhe është gati të ofrojë në këmbim Giovani dos Santos. Lajmin e dha tabloidi anglez “The Sun”. Gazeta tjetër angleze “Mirror Sport” nënvizoi se Spurs kanë një buxhet prej 11 milionë eurosh ne merkato.
Fabregas, asnjë akord Aresenal-Barça
Asnjë akord deri tani midis Arsenal dhe Barcelonë në lidhje me Cesc Fabregas. Kapiteni i “Gunners” është shndërruar në një telenovelë të aksit Londër-Barcelonë, pasi trajneri francez i skuadrës londineze nuk dëshiron ta lëshojë xhevahirin e tij.
Gallas, shumë i shtrenjtë për Juven
William Gallas kërkon një rrogë prej 110 mijë eurosh në javë dhe duket se mbrojtësi është jashtë planeve të Juventusit. Tani pistat e nxehta për 32-vjeçarin kanë mbetur ato të Paris St Germain dhe Panathinaikos.
Ramires, arrihet akordi Chelsea-Benfica
Chelsea dhe Benfica po u japin detajet e fundit marrëveshjes për mesfushorin brazilian Ramires. Sipas “Mirros Sports”, klubi portugez i ka dhënë rrugë të lirë për shifrën e 22 milionë eurove të vendosura në tavolinë nga blutë. Zyrtarizmi brenda 24 orëve.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 03 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili