Maikon, shumë pranë Real Madrid

Çështja “Maicon” është në faqet e para të shtypit spanjoll. Takimi i agjentit Antonio Caliendo me drejtuesit e Real Madrid duket se e ka afruar brazilianin e Interit me të bardhët. Gazeta “As: “Dukej se gjithçka ishte prishur, por Maikon tani duket më pranë se kurrë pranë Real Madrid”
Lazio, pas Hernanes merr Boateng
Në pritje të zyrtarizimit të Hernanes (Igli Tare do të rikthehet me kontratën e firmosur), Lazio po punon për një tjetër blerje: marrjen në pronësi edhe të Genoa të mesfushorit ganez Kevin-Prince Boateng. Është arritur marrëveshja me Portsmouth në Angli: 6.5 milionë kartoni, 1.7 milionë rroga e lojtarit.
Portsmouth huazon Ben Haim nga West Ham
Portsmouth, i zbritur në Championship, kategoria e dytë në Angli, mori në huazim për gjashtë muaj nga West Ham mbrojtësin izraelit Tal Ben Haim, 28 vjeç.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 03 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili