Tottenhami ne kerkim te Benzema

Tottenham raportohet se do te tentoje te transferoje sulmuesin e Real Madridit Karim Benzema kur afati kalimtar i janarit te hapet.
Trajneri Harry Redknapp deshiron ta forcoje ekipin e tij per Vitin e Ri ndersa eshte ne kerkim te titullit te pare ne 50 vite ne White Hart Lane dhe besohet se ai do tentoje te sjelle ne ekip francezin Benzema.
Po ashtu thuhet se Redknapp deshiron te testoje edhe njehere rezistencen e West Ham United duke bere nje oferte te re per Scott Parker.
Po shikoj te sjell lojtar te rinj. Mendoj se Tottenhami do te jete kampion ne disa vitet e ardhshme. Vetem pse nuk e ka fituar per nje kohe te gjate nuk do te thote se Chelsea Man United Arsenal ose Liverpool do ta fitojne ka thene Redknapp.