Toyota, lider global i automjeteve për për të gjashtin vit rradhazi

Gjiganti japonez i automjeteve “Toyota” konfirmohet lider për vitin 2025, duke ruajtur pozicionin e saj si prodhuesi i makinave me vëllimet më të larta të shitjeve për të gjashtin vit rradhazi.
Sipas të dhënave të publikuara, midis janarit dhe nëntorit, prodhuesi japonez i makinave regjistroi 10.32 milionë automjete në nivel global, ndërsa rivali i tij kryesor, Volkswagen, shiti 8.98 milionë njësi.
“Jemi shumë krenarë që realizuam edhe një tjetër performancë të fortë shitjesh në Europë gjatë vitit 2025, çka dëshmon qasjen tonë multi-pathway. Kemi vijuar të prezantojmë modele të reja dhe tërheqëse, mes tyre Aygo X Hybrid, RAV4 i ri, si dhe modelet 100% elektrike pa emetime Toyota C-HR+ dhe Urban Cruiser, ndërsa produkte të tjera të reja do të vijnë gjatë vitit 2026″, shprehet Till Conrad, Zëvendëspresident Ekzekutiv për Shitjet në “Toyota Motor Europe”.
Performanca e markave dhe modeleve
Toyota
Toyota shiti 1,143,963 automjete gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, duke ruajtur pozicionin e markës së dytë më të shitur të automjeteve të pasagjerëve në Europë.
Yaris Cross ishte makina më e shitur në segmentin B-SUV, me 11% pjesë tregu. Modelet më të shitura të markës përfshijnë gjithashtu Yaris, Corolla, Toyota C-HR, RAV4 dhe Aygo X.
Përqindja e automjeteve të elektrifikuara të Toyota-s arriti në 76%, me rritje 5% nga viti në vit. Shitjet e automjeteve 100% elektrike u rritën me 53%, duke arritur në 51,919 njësi, ndërsa plug-in hybrid u rritën me 91%, në 71,845 automjete, të nxitura nga kërkesa e lartë për Toyota C-HR Plug-in Hybrid.
Toyota Professional
Toyota Professional vazhdoi rritjen, me 158,270 automjete të shitura në 2025, ose +19% krahasuar me një vit më parë.
Kërkesa e fortë për Hilux solli një rritje prej 20%, me 46,101 automjete të shitura.
Gama e furgonëve Proace Family, e zgjeruar me PROACE Max në segmentin Heavy Duty, shënoi gjithashtu një rritje prej 19%, me kërkesë të lartë për versionet elektrike me bateri.
-
Shitje totale Toyota: 1,143,963 (+1%)
-
Modelet më të shitura:
-
Yaris Cross (200,477)
-
Yaris (167,019)
-
Corolla (gama) (155,643)
-
Toyota C-HR (143,166)
-
Aygo X (98,838)
-
RAV4 (91,277)
-
-
Shitje të elektrifikuara: 868,080 (+5%)
-
Modelet elektrike kryesore:
-
Yaris Cross Hybrid (200,471)
-
Yaris Hybrid (166,535)
-
Toyota C-HR Hybrid/Plug-in Hybrid (143,166)
-
Corolla Hybrid (128,544)
-
RAV4 Hybrid/Plug-in Hybrid (89,420)
-
-
Toyota Professional: 158,270 (+19%)
-
Përqindja e makinave elektrike:
-
Europë Perëndimore: 78%
-
Europë Lindore*: 60%
-
Total: 76%
-