E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tradhtarin duhet ta kërkojmë në Tiranë

 Nga Aulon Kalaja

Eshte e turpshme se si FSHF(Federata Shqiptare e Futbollit} kerkon para, ryshfet dhe ben korrupsion me vendet ne kombetare.

Eshte ngritur nje klike, qe kush nuk ben si ata, del jashte sistemit.

Korrupsioni vazhdon qe ne ekipet zinxhire te moshave, te cilat turpshem humbin me rezultate tenistike, dhe traineret dhe pseudo analistet humbjet i shesin si fitore.

Shikoni se çfarë ndodh me kampionatet shqiptare: dhune, grushte, sharje, barbarizma, a thua se te gjithe injorantet jane mbledhur bashke tek “futbolli”.

Presidentet e ekipeve jane mafioze te rafinuar dhe i paguajne rrogat e futbollisteve, kur u ka ecur biznesi i piset qe bejne.

Traineret emerohen jo ne baze te meritokracise, po per ke kane votuar ne zgjedhjet lokale dhe shkarkohen nga orekset e pseudo presidenteve mafioze.

Edhe te paktet specialiste futbolli qe kishin kurajon t’i thonin te vertetat ne sy, ose jane zhgenjyer dhe ia kane mbathur jashte shtetit, ose jane shitur tek FSHF, duke u bere si ata.

Disa njerez nuk nguruan te shajne futbollistet profesioniste qe luajne me kombetaren zviceriane dhe me klubet me elitare europiane te futbollit, pra 5 shqiptaret qe luajne me Zvicren.

Tradhtaret na qenkan Xherdan Shaqiri, Valon Berhami, Granit Xhaka me te vellain, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmeti.

Nuk duhet ngaterruar profesionalizmi me nacinalizmin, pasi ata kane bere zgjidhjen me optimale per veten.

Tradhtaret e vertete duhen kerkuar tek Fedarata Shqiptare e Futbollit.

Mjafton te lexoni deklaraten e Ragip Xhakes, babait te dy talenteve Xhaka qe luajne per Zvicren, ku FSHF kishte kerkuar para qe djemte e tij te luajne per kombetaren shqiptare, apo rasti i njejte qe kishte ndodhur me Shaqirin.

Me thoni pra kush jane tradhtaret?!

Besoj se e kuptuat se perse gjithmone ndodh qe kombetarja shqiptare e futbollit fiton ndeshjen e pare dhe humbet te tjerat.

Asgje me shume se nje flluske sapuni, keshtu ndodh edhe me optimizmin tone.

Nuk eshte momenti tani te bjeme analiza si kometarja jone u paraqit dhe çfare potencialesh ka, por me vjen te plas qe kurre nuk patem nje Ronaldo apo nje Mesi shqiptar.

Apo ndosshta edhe ne kemi lojtare te tille kalibri, por nuk i kemi grumbulluar, pasi ata nuk kane pasur te paguajne haraçin tek Federata…

Nuk duhet te drejtojme gishtin tek shqiptaret qe na nderojne ne klubet me te mira elitare dhe nuk e mohojne qe jane sshqiptare, sepse kjo do te ishte tradhti.

Tradhtarin duhet ta kerkojme ne Tirane…

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›