Tradhtia, anglezja tenton të vrasë bashkëshortin shqiptar
Ngjarja mësohet se është shënuar në zonën e Unazës së re tek pallatet e reja. Louise. R. H, 28 vjeçe, pas një konflikti xhelozie me Ervin. D, 30 vjeç, me të cilin kishte rreth 4 vjet e martuar në apartamentin e tyre e ka kërcënuar këtë të fundit se do ta vriste me thikën e bukës. I frikësuar nga agresiviteti dhe nervozizmi i treguar nga ana e bashkëshortes së tij, 30-vjeçari ka kërkuar ndihmën e policisë duke telefonuar në numrin 129. Menjëherë efektivët e komisariatit numër 6 kanë mbërritur në katin e 6 të pallatit ku ka ndërhyrë duke neutralizuar shtetasen angleze.
Dyshimet për tradhti
Pas marrjes ne pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore, Louise ka shpjeguar se ishte e dashuruar me Ervinin, por ky i fundit prej disa kohësh e gënjente dhe mashtronte për personat me të cilët takohej, ndërsa ditët e fundit në telefonin e tij kishte gjetur foton e një vajze tjetër. Pas konsultimit me prokurorin e çështjes është vendosur që Louisë. H të procedohet në gjendje të lirë. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasja angleze ka filluar procedurat e divorcit me bashkëshortin Ervis. D. Nga të dhënat që ka dëshmuar në polici 30 vjeçari ka deklaruar se kohët e fundit sjellja e bashkëshortes së tij kishte ndryshuar ndjeshëm dhe ajo bëhej xheloze për arsye të kota, ndaj edhe për këtë gjë shpesh herë muajt e fundit kishte pasur debate të forta mes tyre. Edhe nga fqinjët e pallatit ku dy të rinjtë banonin prej më shumë se një viti, është deklaruar se ditët e fundit ata kanë dëgjuar sherre dhe debate të forta mes çiftit, që ditën e djeshme kanë degjeneruar në tentativë vrasjeje.