Pagat për mjekët dhe mësuesit, ja sa do jetë rritja pas korrikut
Tabela me llogaritjet përkatëse, sa ishin dhe sa bëhen rrogat dhe pensionet
Pagat dhe pensionet do të rriten që nga data 1 korrik e këtij viti. Qeveria ka hequr mënjanë rreth 2.5 miliardë për rritjen e pagave dhe pensioneve. Ekspertët e Ministrisë së Financave kanë hartuar një projekt-vendim, ku kanë përcaktuar rritjen e pagave si dhe pensioneve sipas sektorëve dhe kategorive, rritje e cila pritet të jetë nga 1 deri në 5 %.
Pagat e larta
Sipas projektit, pagat e larta do të rriten vetëm me 1%, ndërsa pagat e ulëta 5 %. Mësohet se nga kjo rritje nuk do të përfitojë asnjë nga drejtuesit e lartë të shtetit, dukë filluar që nga Presidenti, Kryeministri e deri tek pozicioni i sekretarit të Përgjithshëm në çdo ministri. Sipas skemës së Ministrisë së Financave, paga minimale nga 21 mijë lekë do të shkojë në 22 mijë lekë duke pësuar një rritje prej 5 %. Paga mesatare që tani është 51.3 mijë lekë do të arrijë në 52. 8 mijë lekë, duke pësuar një rritje prej 3%. Sektori i arsimit dhe shëndetësisë pritet sipas këtij projekt-vendimi të ketë rritjen më të madhe të pagës, kjo rritje është parashikuar të jetë 3-4 %.
Mësuesit dhe mjekët
Sipas projekt-vendimit, të hartuar nga Ministria e Financave paga mesatare e arsimtarit në arsimin e mesëm nga 59.4 mijë lekë do shkojë në 61. 2 mijë lekë. Paga mesatare e arsimtarit, në arsimin 9-vjeçar nga 56.7 mijë lekë do të shkojë në 58. 4 mijë lekë. E njëjta logjikë do të ndiqet edhe në shëndetësi. Paga për mjekët dhe infermierët do të rriten mesatarisht me 4 %. Kështu paga mesatare e mjekut nga 55.7 mijë lekë që është aktualisht do të shkojë në 57. 9 mijë lekë, paga mesatare e infermierëve nga 36.7 mijë lekë që është tani do të shkojë 38.1 mijë lekë.
Pensionet
Po sipas këtij projekti, pensionet pritet të rriten mesatarisht me 3 %. Indeksimi i pagave pritet të rrisë të ardhurat e disponueshme për buxhetorët dhe pensionistët të cilët në 6 muajt e fundit janë përballur me rritjen deri në 2.6 % të çmimeve të mallrave të konsumit. Efekti financiar i rritjes së pagave dhe pensioneve është parashikuar me miratimin e buxhetit të vitit 2013, në zërat “politika të reja pagash” me vlerë 1 miliardë lekë, dhe politika të reja pensionesh në vlerë 1.5 miliardë lekë.
Tabela me rritjen e pagave dhe pensioneve:
Pagat e larta rriten 1%
Pagat e ulëta rriten 5 %
Pagat në vler렠 ishte bëhet
Paga minimale 21 mijë lek렠 22 mijë lekë
Paga mesatare 51.3 mijë lek렠 52. 8 mijë lekë
Mësuesit sh.mesme 59.4 mijë lek렠 61. 2 mijë lekë
Mësuesit sh.9 vje çare 56.7 mijë lek렠 58. 4 mijë lekë
Paga mesatare mjekët 55.7 mijë lek렠 57. 9 mijë lekë
Paga mes.infermier렠 36.7 mijë lek렠 38.1 mijë lekë