E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tradhtia, ja cilat mosha janë më në rrezik

Tendenca e rebelimit është gjithnjë e më shumë në rritje dhe nuk janë vetëm meshkujt që e bëjnë një gjë të tillë

Sipas një studimi, tundimi për të tradhtuar përfshihet në mendimet e shumë çifteve, para së gjithash mes 30 dhe 40 vjeç. Arsyet janë të shumta, nga e ashtuquajtura ora biologjike, ndryshimi i ndjenjave, deri te përpjekja për tiu shmangur përgjegjësive. Ja ato që duhet të dini për tradhtinë… të meshkujve, por edhe të femrave!

STUDIMI Kjo është një temë shumë gjithëpërfshirëse për tu thelluar, ku është kryer një kërkim i plotë mes mijërave burrave dhe grave. Në çfarë moshe tradhtohet më shumë? Për tiu përgjigjur kësaj pyetjeje, kampioni i zgjedhur, i moshës mes 30 dhe 40 vjeç, ka zbuluar një çështje interesante, të lidhur me orën biologjike dhe me atë që besohet se ka lidhje me rininë.

UDHËTIM NË NDIENJA Gjatë adoleshencës, dashuria duket se ndjek rrjedhën e takimeve (dhe të hormoneve), sidomos për takimet pasionale që ndjekin rrugët e dëshirës, por janë edhe një mënyrë për të rinovuar besnikërinë e tyre të jetës. Të ballafaquar me një zgjedhje që kërcënon të minojë një marrëdhënie, është e rëndësishme për të analizuar arsyet e vërteta që shtrihen nën sipërfaqen e gjërave.

NDIENJA E DETYRËS Jeta bashkëshortore në disa momente mund të sjellë një marrëdhënie spontane. Nga disa studime, ka dalë se mes 30 dhe 40 vjeç, është më e lehtë për tu ndier jo të lumtur: të ardhurat, faturat, fëmijët e vegjël dhe shqetësimet rreth së ardhmes, janë një burim i diskutimeve që krijojnë stres. Lumturia rritet me kalimin e kohës, kur pasi keni kaluar stuhitë e jetës, zbulohet në familje një burim gëzimi dhe më në fund mund të shijohet pak kohë e lirë.

SHIJA E TUNDIMIT Sipas të dhënave, 48% e tradhtive ndodh mes moshës 40 dhe 50 vjeç: një hark kohor që zakonisht shënon një reflektim ekzistencial të rëndësishëm.

Hyrja në këtë moshë, shënon kalimin përfundimtar nga rinia në pjekuri dhe shpesh është pikërisht kjo që i lodh njerëzit për ta pranuar. Tradhtia shndërrohet në një mënyrë për të konfirmuar pikërisht rebelimin dhe thjesht për të mos bërë një jetë rutinë: një arratisje nga jeta e përditshme dhe nga siguria që ke ndërtuar, e cila papritur duket si një kafaz.

PO GRATË Të dhënat tregojnë që 78% e grave mes 40 dhe 45 vjeçe, e tradhtojnë zakonisht partnerin. Për gratë, mungesa e besnikërisë rritet me numrin e viteve: nëse nga 30 në 34 vjeç është 38% e atyre që e bëjnë, përqindja arrin në 59% mes 35 dhe 39 vjeçe. Po pas 40-ave? Numri i tradhtareve zbret në 40%.

E.A.

1 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›