Tradhtohet Rio, Terry sërish kapiten

Rio Ferdinad është nervozuar pasi Fabio Capello ka vendosur t`ia kthejë shirtin e kapitenit John Terryt, pa e pyetur fare atë. Dhe, tani planifikon t`ia shpjegojë vendimin.
“Do të shkojë në Manchester për ta parë se si po ecën Rio me punën e dëmtimit. Do t`ia shpjegoj situatën. Më duhet të flas edhe me John Terryn dhe lojtarët e tjerë”, ka thënë italiani. Ai ka thënë se nuk mendon se Rio është një kapiten i keq, por i duhet të marrë vendime të vështira.
Vetëm 24 orë më parë, ndihmës-trajneri i Anglisë, Franco Baldini e kishte thirrur Ferdinandin për t`i thënë se do të vazhdonte të ishte kapiten. John Terryt iu mor shiriti i kapitenit pas publikimit të skandalit me tradhëtinë bashkëshortore që bëri me të dashurën e shokut të skuadrës, Wayne Bridge