Kosova nise zyrtarisht dialogun per liberalizimin e vizave

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolikeKosova nise zyrtarisht dialogun me Komisionin Evropian per liberalizimin e vizave mirepo akoma nuk e merr udherrefyesin. Per kete nevojitet edhe pak kohe. Hapjen zyrtare te dialogut per vizat e beri ne Prishtine komisionerja per ceshtje te brendshme e Bashkimit Evropian Cecilia Malmstrm. Ajo qe po bejme sot eshte qe po fillojme dialogun. Ky eshte nje zotim politik qe komisioni e bene se bashku me popullin e Kosoves dhe qeverine e saj per te filluar kete dialog tha Cecilia Malmstrm gjate nje konference per media.
Mirepo zonja Malmstrm sot nuk e kishte me vete udherrefyesin qe tia dorezoje qeverise me te cilin do te punonte pala kosovare per te permbushur ne leter kriteret e kerkuara nga Komisioni Evropian. Cecilia Malmstrm tha se objektiv politik eshte qe Komisioni Evropian dhe qeveria e Kosoves ta hartojne se bashku nje udherrefyes ku do te identifikohet saktesisht dhe ne leter se cfare duhet te behet. Sipas saj prioritet eshte sigurimi i kufijve ndalimi i imigrimit lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Sa i perket udherrefyesit ne veprojme ashtu sic kemi vepruar me shtetet e rajonit. Kur do te jete gati udherrfyesi nuk mund ta jap nje date te sakte por objektiv i imi eshte se ai duhet te jete gati gjate kesaj pranvere por eshte edhe ne duar te qeverise se kur do te arrije te beje reformat tha Cecilia Malmstrm.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Hashim ThaciNe baze te pervojes se vendeve te rajonit qe nga vendimi politik per nisjen e dialogut per vizat deri te vendimi praktik qe te hedhen ne leter te arriturat e nje vendi nevojiten se paku gjashte muaj. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci nga ana e tij vendimin politik te Komisionit Evropian qe te nise dialogun per liberalizimin e vizave me Kosoven e cilesoi si fillimin e perspektives evropiane per Kosoven ndersa u zotua se qeveria e tij do te plotesoje te gjitha kriteret e kerkuara. Ne do te punojme me te gjitha potencialet tona do te plotesojme te gjitha kriteret besoje ne menyre rekorde do ti bejme te gjitha reformat demokratike qofte ne ekonomi politike dhe legjislacion dhe ajo qe mund te them eshte se nga sot hapet persketiva evropiane per Kosoven dhe lirisht mund te them se kjo eshte nje dite e bekuar per Kosoven tha kryeministri Thaci.
Sidoqofte as kryeministri Thaci dhe as komisionerja Malmstrm nuk ishin ne gjendje te japin nje date te sakte se kur qytetaret e Kosoves do te mund te levizin lirshem pa viza ne vendet e Bashkimit Evropian. Vendeve fqinje te Kosoves qe nga nisja e dialogut per vizat iu deshen 18 deri ne 24 muaj qe te plotesojne te gjitha kriteret e kerkuara nga Komisioni Evropian. Kosova eshte i vetmi vend ne rajon qe akoma ka regjim vizash per ne Bashkimin Evropian.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Esat Ahmeti