Tradita e valleve në Devoll, koreografi Agron Kordalli përcjell traditën ndër breza

Koreografi Agron Kordalli vijon t’i përcjellë brezit të ri, traditën e vjetër e të bukur të valleve devollite. Ai punon me të rinjtë me pasion e dëshirë, për t’i mësuar hapat e valleve të ndryshme, e kryesisht asaj që është pasaporta e krenarisë së Devollit, vallja Devolliçe.
Njëherësh ai drejton dhe Ansamblin e Devollit, i cili ka pasur një vit të suksesshëm duke u vlerësuar me një sërë çmimesh këtë vit, në festivale të ndryshme.
“Devolli karakterizohet nga këngët, vallet, këngët rituale, ninulla, instrumente muzikorë e deri tek vallet e përpunuara siç janë koreografitë”, tha.
Trashëgimi i kësaj pasurie kaq të bukur të folklorit, që përcjell shpirtin shqiptar, është një vlerë e shtuar për Devollin dhe gjithë Qarkun Korçë, që ngre lart emrin e saj në çdo përfaqësim
Gazetare: Geralda Sali
/rtsh.al/