Trafik dhe kontrabandë armësh! / Berisha mbështet deklaratat bombë te Ahmetajt

Kreu i demokratëve, Sali Berisha u shpreh i bindur se Shqipëria ka bërë trafik dhe kontrabandë armësh me Roni Yeffet.
Në një dalje për mediat, ai mbështetim deklaratat e Ahmetajt, ndërsa paralajmëroi se këtë çështje do ta ndjekë dhe jashtë parlamentit.
“Ai është trafik armësh, i mirëfilltë. Nëse në lëvizjet e armëve nuk respektohen rregullat e caktuara, atëherë në këtë rast kemi të bëjmë me trafik armësh, kontrabandë armësh. Ne do të bëjmë çdo përpjekje brenda dhe jashtë parlamentit, për të paraqitur rrezikshmërinë e lartë që paraqet ky person për NATO-n, rajonin dhe Shqipërinë.”, tha ai.