E Diel, 1 Nëntor 2026

Pagat e Magjistratëve / Jorida Tabaku: Tronditje ne themelet e shtetit

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku teksa komentoi debatin për pagat e magjistratëve, deklaroi se kjo është tronditje e themeleve të shtetit nga ana e qeverisë.

Në një intervistë për emisionin “Minuta e parë” në News24 me Ola Brukon, Tabaku tha se nuk negociohet me kushtetutën.

“Bëhet fjalë përsëri për sulm ndaj gjyqësorit. Një nga kërkesat e Kushtetueses ishte se qeveria shqiptare duhet të bënte konsultime me institucionet e drejtësisë, por dështuan.

Ne ndenjëm deri në 18 në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në dëgjesë me krerët e institucioneve të drejtësisë.Çfarë mund të thuhet kur kemi një cënim financiare të tyre?

Tronditja nga themelet e shtetit, e kushtetutës, nga ana e qeverisë, është presion i radhës i qeverisë ndaj gjyqësorit. Përfaqësuesit e gjyqësorit e kishin të qartë; nuk negociohet, mbi kushtetues.
Por qeveria e interpreton kushtetutën sipas oreksit të saj dhe në gjykim është diçka e rëndë.”, tha ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›