E Martë, 3 Nëntor 2026

Trafik i rënduar në aksin Vlorë-Llogara, prej disa minutash makinat nuk lëvizin nga vendi

Trafiku i rënduar ka “pushtuar” aksin rrugor Vlorë-Llogara, ku është krijuar një radhë e gjatë mjetesh.

Aktualisht makinat janë bllokuar dhe nuk mund të lëvizin.

Radhët e gjata vijojnë që nga Dukati deri tek kthesat e Palasës, në pritje për të vijuar lëvizjen.

Shkaku kryesor i kësaj ngarkese në këtë aks rrugor, mësohet se është bërë një kamion, që ka bllokuar rrugën, duke shkaktuar edhe kaos./vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›