E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trafik kokaine të fshehur në kuti karamelesh, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua më 20 mars nga Karabinierët Terni (Umbria), për akuzën e përfshirjes në trafik droge.

Aksioni u bë në “Via Aleardi”, ku i riu i është nënshtruar kontrolleve personale dhe automjetit, një ‘Fiat Punto’ e marrë me qira.

Një kuti metalike me ëmbëlsira (karamele) të gjetura në pjesën e motorit të makinës së vogël përmbante 20 doza kokainë dhe 5 crack.

Si provë materiale shqiptarit gjithshtu iu gjetën edhe 480 euro, të ardhura nga pazari i drogës. Ai u mbajt në pranga deri në seancën për të vërtetuar arrestimin e tij, që u bë dje (23 mars), informon media italiane.

Gjykatësi urdhëroi ndalimin e qëndrimit në Umbria, ndërsa Karabinierët i propozuan komisionerit të policisë që të ndalonte kthimin në Terni, ku mund të përfshihej sërish në aktivitet ilegal.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›