E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksidenti në Fushë-Prezë ku humbën jetën katër të rinj, gazetari zbardh detajet: Një sekondë pas përplasjes me betonieren, mjeti shpërtheu në flakë

E mërkura e 19 marsit ishte tragjike për katër të rinj që u përplasën me një betoniere në Fushë-Prezë. Shoferi i makinës, Enejd Laçi, vëllai i tij Erild Laçi, dhe dy të rinjtë e tjerë Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti humbën jetën.

Ata u dogjën brenda makinës dhe pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët rezultuan falate.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka zbuluar më shumë detaje nga aksidenti tragjik.

Në studion e 7pa5, Barkaj tregoi se drejtuesi i betonieres, Aleksandër Krrashi pas përplasjes është larguar nga vendngjarja.

Ai tha se automjeti ka shpërthyer në flakë një sekondë pas përplasjes me betonieren, e cila ishte ndaluar në rrugë dhe Krrashi nuk kishte ndezur bllokazhin.

Barkaj: Është një ngjarje tepër tragjike. Siguria rrugore ka mangësi të theksuara në vendin tonë. Drejtuesi i betonieres u la në “arrest me burg”. Në momentin që drejtuesi sa ka dalë nga pika e betonit, ka parë që e ka lënë karburanti. Ai ka ndaluar në rrugë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Automjeti i të rinjve ka qenë me shpejtësi tepër të lartë. Makina ka dëmtime dhe kjo ka bërë që të mos ketë shumë detaje që të merren nga policia. Në momentin  e përplasjes kanë qenë  me 170 km/h. Një sekondë më pas ka ndodhur edhe shpërthimi i mjetit. Drejtuesi i betonieres është larguar  nga vendngjarja. Ajo që e bën më të rëndë gjënë është mungesa e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gazetari i Vizion Plus u ndal edhe tek dhe grabitjet në vendin tonë. Ai nënvizoi se janë të miturit ata që përfshihen më shumë në vjedhjen e banesave dhe bizneseve.

Barkaj: Ka pasur rritje të grabitjeve me dhunë, kryesisht në banesa dhe në biznese. Vetëm pak ditë më parë kanë ndodhur 2 raste. Hajdutët pikasin banesat ku kanë informacione se mund të ketë bizhuteri dhe para. Nuk i druhen më kamerave të sigurisë. Janë të miturit që përfshihen në këto grabitje.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›