E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikimi, Topalli:S'jemi më vend tranziti

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli duke e cilësuar trafikimin e fëmijëve një sfidë globale nënvizoi se në sajë të masave të ndërmarra, Shqipëria nuk është më vend tranziti pëe trafikimin e fëmijëve.
Në një konferencë kundër trafikimit, Topalli nënvizoi se rastet e trafikimit të fëmijëve janë drithëruese. Ajo u shpreh se Shqipëria ka bërë përpjekje dhe ka marrë masa në luftën ndaj trafikimit të njerëzve "Ne kemi bërë përpjekje për luftën ndaj trafikimit. Ne kemi një strategji kombëtare për luftën ndaj trafikimit, një strategji konkrete 2008-2010", tha kryeparlamentarja. Ajo theksoi se lufta ndaj trafikimit kërkon koordinim mes intitucioneve.
"Kjo është një betejë që ne duhet ta vendosim si prioritet i të gjitha prioriteteve", nënvizoi Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›