Peqin, plagoset me armë 18 vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Peqin, siç pohon policia për shkak të një konflikti të momentit për motive banale.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin çengelaj ku mësohet se shtetasi 18-vjeçar me inciale I.D, ka mbetur i plagosur nga një i ri 17-vjeçar me iniciale A.B.
Policia ka dërguar në spital të plagosurin ndërkohë që po vazhdon hetimet mbi ngjarjen.