E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikimi i njerëzve, Wollfarth: Duhet bashkëpunim mes institucioneve

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

Duke folur në seminarin për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga trafikimi i qenieve njerëzore, ambasadori Wollfarth theksoi se lufta kundër këtij trafiku kërkon forcim të veprimeve të përbashkëta.

“Pjesëmarrja e gjërë e të gjitha institucioneve në këtë seminar tregon angazhimin e tyre për të luftuar fort trafikimin e qënieve njerëzore.  Trafikimi i qënieve njerëzore është një krim i rëndë.  Ai përbën një kërcënim ndaj sigurisë dhe është shpesh i lidhur me krimin e organziuar dhe si i tillë ai është një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë por për rajonnin dhe gjithë Europën dhe kërkron një reagim të përbashkët. Lufta ndaj trafikut të qënieve njerëzore kërkon bashkëpunimin e të gjithëve si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Bashkëpunimi mes organeve të ndryshme është i domosdoshëm dhe gjithashtu duhet të forcohen veprimet e përbashkëta në këtë fushë tha ambasadori.

Gjithashtu ambasadori Wollfarth theksohet se duhet të shqyrtohet edhe mënyra se si mund të dëmshpërblehen personat e trafikuar qoftë nga shteti qoftë edhe nga vetë trafikantët.

Ndërkohë në seminarin me temë Identifikimi, Sekuestrimi dhe Konfiskimi i pasurive që rrjedhin nga trafikimi i qenieve njerëzore kanë qënë të pranishëm edhe drejtues të Policisë së Shtetit, Prokurorisë, gjykatës të krimeve të rënda, zyrtarë nga Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, si dhe përfaqësues të OJF-ve dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e anti-trafikimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›