Wollfarth:Do largohem nga Shqipëria pas zgjedhjeve. Respektoj vendimin e Bibës
Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth ka paralajmëruar largimin e tij në Shqipëria pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
Në një prononcim për mediat, ambasadori Wollfarth theksoi gjithashtu se respekton vendimin e Denar Bibës për t`u dorëhequr si nënkryetar i KQZ-së.
“Kam një respekt për Bibën dhe vendimin e tij. Për mendimin tim ai ka krijuar një atmosferë kontuktive për përgatitjen e zgjedhjeve të 23 qershorit, për përgatitjet teknike. Do të doja të përgëzoja anëtarë e KQZ-së dhe jam i sigurt që do të na marrë malli për të. Jam i bindur që ai do të ketë një të ardhme profesionale sepse ai e meriton. Sa i përket publikimit nga një e përditshme të largimit. Unë jam diplomat gjerman dhe kam 3 vjet këtu. Ministria e jashtme gjermane më ka ofruar një post të mirë dhe unë e kam pranuar dhe kjo lëvizje bëhet brenda këtij viti. Megjithatë do të doja të rrija edhe për zgjedhjet tha Wollfarth.
Ambasadori Wollfarth ka sqaruar se nuk është ai që shkruan raportin për zgjedhjet në Shqipëri.
Nuk jam unë për të shkruar raportin e ODIHR-it, duhet të jetë e qartë që misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it vëzhgon e raporton kanë mandat të ndarë nga prezenca e OSBE tha ambasadori.
VIJON…