Trafikimi i organeve, "Dr Vampiri": Nuk dorëzohem

Edhe pse mediat turke vazhdojnë ta identifikojnë si "Dr Vampiri", Yusuf Sonmez, tha se po vazhdon jetën e tij normale në Stamboll.
Pak ditë pas lëshimit të aktakuzës zyrtare për të nga EULEX-i, Sonmez sërish ka delaruar se nuk e ka ndërmend që të vij në Kosovë për gjykimin.
Gjatë një dalje për mediat turke Yusuf Sonmez tha se nuk ka asnjë lidhje me tregtinë e organeve dhe se nuk e njeh izraelitin Mose Harel, ndaj të cilit gjithashtu është ngritur aktakuzë nga EULEX-i.
Sipas tij, i vetmi person që e njeh është Lutfi Dervishi, i cili e kishte ftuar në klinikën e tij Medicus për të kryer operacione.
Ndërkohë Sonmez është në listën e të kërkuarve në Interpol, por ligjet turke nuk lejojnë ekstradimin e shtetasve të Turqisë në vendet e tjera.