E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgaria me marrëveshje për reaktorët bërthamorë

Nga Express më 14 qershor 2011 në ora 14:30

Bullgaria ka arritur një marrëveshje me kompaninë amerikane, Vestinghouse Elektric, për projektet e ardhshme bërthamore, njoftoi AP.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Vestinghouse do të bashkëpunojë në modernizimin e dy reaktorëve një mijë megavatesh të fabrikës së vetme bërthamore në Kozloduj.

Reaktorëve të ndërtuar në Rusi u skadon afati në vitin 2017 dhe 2019.

Dokumenti gjithashtu parasheh përdorimin, ruajtjen dhe riciklimin e lëndëve djegëse dhe ndërtimin objekteve të reja bërthamore në Bullgari.

Bullgaria ka themeluar programin e saj bërthamor para 35 vitesh.

Energjia bërthamore i shërben tashmë një të tretës së popullit bullgar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›