E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikimi ne Itali, 30 vjet burg dy vellezerve

Gjykata e Krimeve te Renda denon me 30 vjet burg dhe 2 milione leke gjobe dy vellezerit e akuzuar per trafikimin e nje vajze ne Itali dhe shfrytezimin e saj si prostitute, gjate vitit 2004. Me gjithe pendesen e Daniela B., per kallezimin e kryer dhe ndryshimin e mendjes, trupi gjykues dje ka shpallur fajtor Dritan dhe Elvis Bucpapajn, 32 dhe 28 vjec, duke dhene per secilin nga 15 vjet izolim dhe 1 milion leke gjobe. Ky eshte verdikti i kundershtuar nga avokatet mbrojtes, qe u shprehen se do apelojne ceshtjen me tej. Ndaj dy vellezerve nga Tropoja, kishte nisur procesi gjyqesor qe prej dy vitesh, ndersa denoncimi eshte bere ne vitin 2005, pas riatdhesimit te 20-vjecares. Gjate seances se djeshme gjyqesore, mbrojtja i kerkoi togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtari Fran Prendi, shpalljen e dy vellezerve Bucpapaj te pafajshem, pasi organi i akuzes nuk dispononte prova kunder tyre. Sipas avokateve mbrojtes, akuza ka vetem si prova deshmite e Daniela B., dhe nenes se saj. Por, sipas mbrojtjes, vajza, pavaresisht se e ka ngritur nje kallezim penal, eshte penduar per kete fakt, duke tentuar te vrase veten, histori qe e shpjegon edhe ne 10 letrat e saj. Trupi gjykues shpalli fajtor vellezerit, duke i denuar maksimalisht per vepren penale te trafikimit per qellime prostitucioni dhe falsifikim te dokumenteve. Te pandehurit nuk kane qene te pranishem ne salle, ndersa Elvisi dje festonte edhe ditelindjen e tij, pasi mbushi 28 vjec.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›