E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikoi nje femer, sillet nga Italia 36-vjecari

FIER - Ekstradohet nga Italia, Bledar Sinanin 36 vjec banor ne qytetin e Lushnjes, i denuar me 8 vjet burg. Burime zyrtare te policise, thane se Interpol Tirana pas disa vitesh kerkimi, ka mundur te sjelle ne pranga te shpallurin ne kerkim. Sinani ishte denuar nga gjykata e Lushnjes me 8 vjet burg per veprat penale te "shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese" dhe "falsifikim te pasaportave, leternjoftimeve e vizave". Sinani u vu ne pranga disa jave me pare ne Itali. Pas kryerjes se procedurave ai eshte ekstraduar dje ne Shqiperi. Pas mberritjes ne aeroportin "Nene Tereza" efektivave te policise kane shoqeruar 36-vjecarin per ne paraburgimin 302 ne Tirane, ku edhe do te qendroje disa dite, ndersa me pas do te transferohet per nje burg te sigurise se zakonshme. Ngjarja per te cilen eshte denuar Sinani ka ndodhur ne vitin 2000, ku ka trafikuar nga Berati per qellime fitimi ne shtetin Italian vajzen 20 vjecare A. Q. Vajza mesohet te jete perdorur si prostitute per gati dy vjet rresht. Xh. B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›