E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi makinen e prokurorise, prangoset

VLORE - Vodhi rreth kater jave me pare makinen e prokurorise se Vlores dhe dje autori i vjedhjes eshte vene ne pranga. Hetimet kane mundur te bien ne gjurmet e autorit, i cili sipas policise eshte Ksandros Kapllani, 24-vjec me banim ne lagjen "15 Tetori" te qytetit te Vlores. Vjedhja e makines se prokurorise eshte bere ne daten 21 prill te ketij vitit. Mjeti tip "Benz" 2500 me targa VL 2160 B ndodhej para prokurorise kur eshte marre. Alarmi i dhene per vjedhjen e mjetit, ka bere qe autori te mund ta transportonte ate deri ne zonen e Bestroves, ne afersi te ullinjve dhe pastaj e ka braktisur ate. Sipas burimeve, shkak per gjetjen e autoresise ka qene shqyrtimi i gjurmeve te gjetura mbi timon. Autori i identifikuar, Kapllani, nuk ka qene emer i panjohur per blute e Vlores, te cilet kane bere arrestimin e tij me akuzen e vjedhjes. Ai eshte derguar ne dhomat e paraburgimit ne pritje te mases se arrestit dhe gjykimit per vepren e kryer. Sipas te dhenave kjo nuk eshte hera e pare qe mjete te prokurorise dhe gjykates vidhen. O. H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›