E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikonin droge nga Spanja e Hollanda arrestohen 5 shqiptare ne Itali

Foto ilustruese

Trieste  29 mars 2011 NOA 8211 Mengjesin e sotem nje operacion i policise italiane ka vene ne pranga nje bande qe trafikonte droge. Mes 9 personave te arrestuar 5 jane qytetare shqiptare. Ndaj shqiptareve rendon akuza e trafikut nderkombetar te droges. Korrespodenti i Agjencise NOA raporton se banda italo-shqiptare akuzohet se ka sjelle ne Itali nga rruget detare te Shqiperise me dhjetera kilograme kokaine dhe heroine. Nderkohe qe nje tjeter linje e perdorur ka qene dhe ajo e kufirit me Zvicren dhe fqinjet e tjere te Italise.

Sipas policise italiane shqiptaret transportonin droge me makina nga Spanja dhe Hollanda.

Kreu i bandes eshte arrestuar gjate muajit tetor.

Agjentet e policise jane shtirur si trafikante dhe kane kerkuar blerjen e nje kilogrami kokaine.

Qytetaret shqiptare te arrestuar mengjesin e sotem jane ndermjet moshes 20 dhe 30 vjec. Per arsye hetimi policia e Triestes nuk i ka bere te ditur emrat e te arrestuarve.

Ata e kryenin aktivitetin kriminal ne Trieste Venecia e Trevizo.

Bashke me nje sasi droge atyre iu sekuestrua edhe nje pistolete e kalibrit 7.65.

Per zhvillimin e operacionit jane vene ne levizje 70 agjente italiane.

a.k/NOA

Lajme te ngjashmeKapet 1 tone droge arrestohet banda italo-shqiptare me emrin KasapetNikolla Luli nje mini-Sali ofron varferi e papunesiAksident rrugor vdesin tragjikisht tri vajza njera shqiptareSherr me thika ne qender te Tiranes arrestohen dy te rinjArrestohen tre shqiptare ne Itali pjese e nje rrjeti prostitucioni Lidhjearrestohen banda italo-shqiptare dhjetera kilograme kokaine heroine Itali kater shqiptare kufirit me Zvicren operacion i policise italiane rruget detare te Shqiperise Spanja e Hollanda Trafikonin droge trafikut nderkombetar te droges trieste

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›