Vokshi fiton gjyqin me Gacin
Deputetja e Partise Demokratike Albana Vokshi fiton nje tjeter gjyq per shpifje ndaj saj pas atij te nje dite me pare. Kesaj radhe Vokshi ka fituar gjyqin ndaj deputetit socialist Artan Gaci i cili duhet ta demshperbleje ate me 20 milione leke te vjetra. Gaci u padit per shpifje pas deklarates se tij se bashkeshortit te ish-keshilltares se Kryeministrit i jane kaluar kontrata per blerje nafte nga nentoka shqiptare per 25 vjet dhe 3 zonat naftembajtese qe i jane falur Albana Vokshit kane qene prodhuese te naftes prej vitesh.Vetem nje dite me pare Albana Vokshi fitoi gjyqin ndaj Saimir Tahirit te cilit iu caktua nga gjyqtari Asim Vokshi nje demshperblim prej 33 milione lekesh te reja. Albana tashme ka fituar edhe gjyqin ndaj Eduart Shalesit te cilit do ti marre 10 milione leke ndersa vijojne gjyqet per Erion Bracen Mimi Kodhelin Taulant Ballen Artan Gacen Vasilika Hysin Eltar Deden dhe Olta Xhacken.