Trafiku i droges Shqiperi-Itali sekuestrohen 431 kg kanabis

Sonila Mesareja
Operacioni bashkepunim mes policive te dy vendeve
Konstatimi i mjetit lundrues ne Durres bllokimi i droges ne Bari
Bashkepunimi mes policive te dy vendeve Shqiperise dhe Italise ka sjelle si rezultat bllokimin e 431 kg lende narkotike si dhe te nje mjeti lundrues. Identifikimi i mjetit me droge eshte bere nga autoritete kufitare shqiptare te cilat kane konstatuar shpejtesine me te cilen levizte dhe me pas kane vene ne dijeni koleget e tyre ne Vlore dhe me pas autoritete policore te Italise dhe Greqise. Fale ketij bashkepunimi u arrit qe dy net me pare ne brigjet e Barit te kapej sasia e lendes narkotike e llojit kanabis sativa ndersa ne te njejten kohe u be e mundur te sekuestrohet edhe mjeti qe beri transportin e kesaj sasie droge. Fakti konfirmohet nga burime zyrtare te Policise se Shtetit por edhe mediat online te shtetit fqinj te cilet i referohen burime zyrtare policore italiane. Ne saje te bashkepunimit ndermjet Policise shqiptare dhe asaj Italiane gjate nates se mbremshme eshte bere i mundur bllokimi i nje sasie prej 431 kg lende narkotike kanabis sativa dhe sekuestrimi i nje mjeti lundrues ben te ditur zyrtarisht Policia e Shtetit ndersa shton se konkludimi me sukses i ketij operacioni ishte rezultat i bashkepunimit dhe shkembimit ne kohe te informacionit ndermjet strukturave policore te te dy vendeve duke rikonfirmuar dhe nje here bashkepunimin shume te mire dhe mjaft rezultativ te vendosur mes policive te dy vendeve.
Identifikimi i mjetit
Referuar po te njejtave burime mjeti lundrues eshte konstatuar nga Qendra Nderinstitucionale Operacionale Detare Durres rreth ores 20.30 te dy diteve me pare teksa levizte me nje shpejtesi te madhe. Menjehere nga strukturat e Policise se Shtetit u moren masa dhe u perforcuan sherbimet ne det dhe ne toke gjate gjithe vijes bregdetare duke vene ne levizje efektivat e Drejtorive Rajonale te Policise Kufitare Durres dhe Vlore. Njekohesisht ne ndjekje te ketij mjeti jane vene sherbimet e Delta Forces si dhe mjetet e Guardia di Finanzia ne Vlore dhe ne Durres ne bordin e te cileve jane te dislokuar dhe punonjes te Policise Kufitare Shqiptare 24 ore pa nderprerje. Po ashtu u shkembye informacion menjehere me autoritetet policore Italiane dhe Greke te cilat organizuan forca dhe mjete per kontrollin e territorit dhe bllokimin e mjetit lundrues. Si rezultat i ketij koordinimi e bashkepunimi nga autoritetet policore Italiane u be e mundur qe rreth ores 00.45 ne Bari te bllokohej nje mjet lundrues varke me gjatesi 5 metra me motor 80 kuaj fuqi ne bordin e se ciles u gjenden 431 kg kanabis sativa. Strukturat e Policise se Shtetit bejne te ditur se po bashkepunojne me autoritetet policore italiane per hetimin e plote te ketij rasti nderkohe qe komanda e Guardia di Finanzia ka shprehur vleresimet maksimale per kete bashkepunim te shkelqyer ndermjet policive te te dy vendeve. Autoritetet policore Italiane gjate nates se dy diteve me pare ne vijim te kontrolleve te kryera bllokuan ne zonen Marina di Novalie ne afersi te ishujve joniane dhe nje mjet lundrues gomone me gjatesi 12 metra me dy motore me nga 250 kuaj fuqi e cila kishte realizuar transport klandestinesh nga Greqia si dhe kapen nje skafist grek.