Trafiku i droges arrestohen dy shqiptare me 500 grame kokaine ne Itali

Itali 31 tetor NOA - Andi Gjoni e Altin Ndoka jane dy qytetaret shqiptare qe kane rene ne prangat e policise italiane per trafik droge. Dy te rinjte shqiptare jane arrestuar dje nga karabinieret ne autostraden A14 ne qytetin Forli.
Korrespodenti i Agjencise NOA ne Itali raporton se bashke me dy shqiptaret eshte arrestuar dhe nje italian i cili punonte si taksixhi. Mendohet se te tre personat jane pjese e nje rrjeti qe shperndante droge te llojit kokaine.
Korrespodenti i Agjencise NOA ne Itali citon policine italiane e cila ka dhene detaje per operacionin.
Agjentet e antidroges italiane kane rene fillimisht ne gjurmet e 28 vjecarit Andi Gjoni.
Pasi i jane vene pas prej disa ditesh agjentet e policise italiane kane arritur ne perfundimin se Gjoni do te bente nje shkembim kokaine gjate diteve te fundit. Skuadra e Antidroges i ka vendosur atij pergjues dhe ka mbajtur nen mbikeqyrje per 24 ore gjate javes se fundit.
Operacioni i policise ka perfunduar paditen e djeshme kur 28-vjecari ka shkuar ne ndermarrjen ku punonte si cdo dite. Me pas ne vendin e tij te punes eshte paraqitur dhe shqiptari tjeter Altin Ndoka.
26-vjecari Ndoka ka shkuar ne vendin e takimit me nje taksi. Pasi kane biseduar disa minuta Gjoni ka hyre ne ndertese dhe ka marre nje pako te cilen e ka ja ka dorezuar bashkatdhetarit te tij.
Ne kete moment taksisti ka dale nga makina dhe ka marre nga bagazhi nje pako qe ja ka dorezuar Gjonit.
Me pas dy shqiptaret jane ndare nderkohe qe policia ka vijuar dhe ndjekjen e makines. Pasi eshte lene te largohet per disa minuta policia ka ndaluar makine dhe ka bere kontrollin e mjetit. Ne te njejten kohe agjente te tjere kane bere dhe arrestimin e 28-vjecarit.
Pas kontrollit qe i bene makines policia kontrolli dhe Altin Ndoken i cili kish fshehur ne mbathje rreth 525 grame kokaine.
Sipas policise vlera e kesaj sasi droge arrin nga 50 deri ne 70 mije euro.
a.k/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/33373-trafiku-i-droges-arrestohen-dy-shqiptare-me-500-grame-kokaine-ne-itali-titleTrafiku i droges arrestohen dy shqiptare me 500 grame kokaine ne Itali theme blue nickagjencianoa