E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjenti Si i cova ne spital 2 policet e vrare me 7 gusht

31/10/2010Deshmon nje nga agjentet e GOS qe u perplas me Dritan Dajtin ne Durres

TIRANE-Nje agjent i Grupit te Operacioneve Speciale GOS ka deshmuar ne seancen gjyqesore qe po zhvillohet ne ngarkim te te pandehurve Dritan Dajti kunatit te tij Ergest Xhoxhi dhe ish-efektivit te policise se Durresit Mariglen Muca. Agjenti i policise emri i te cilit nuk behet i ditur per arsye sigurie mesohet te kete pohuar dje ne gjyqin qe u zhvillua me dyer te mbyllura se ai kishte qene pjese e listes se 15 agjenteve qe diten e 7 gushtit arrestuan te shumekerkuarin Dritan Dajti. Efektivi i uniformave blu ju pergjigj pyetjeve te dy prokuroreve Eugen Beci dhe Ardjan Nezha duke sqaruar se ne mengjes kishin marre urdher nga ish-drejtori i Policise se Shtetit Ahmet Prenci qe te shkonin ne qytetin e Durresit per te arrestuar njeriun me te kerkuar ne ate kohe te pandehurin Dritan Dajti. Mesohet se oficeri eshte shprehur se agjentet e GOS kishin dijeni mbi levizjet e tij dhe ne mesdites eshte vendosur qe skuadra te nderhyje per te finalizuar operacionin. Disa nga shoket leviznin ne kembe ne rrugicat e lagjes ku strehohej Dajti ndersa disa te tjere ishin te pozicionuar me makina. Une vete skam qene i pranishem ne vendin e krimit por kur kam degjuar krismat e armeve jam afruar-eshte shprehur deshmitari ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Me tej anetari i GOS ka sqaruar para togave te zeza se kur ishte afruar ne vendin ku kishte ndodhur perplasja me arme kishte pare te shtrire ne rruge kolegun e tij Sajmir Duckollarin dhe Altin Dizdarin. Sipas tij keta te fundit ishin qelluar me arme zjarri dhe per pasoje dukeshin sikur kishin kaluar ne gjendje kome. Deshmitari i paidentifikuar ka thene se dy kolegeve te tij ne ato momente vazhdonte ti levizte pulsi dhe se duke u nisur nga kjo ai u ka dhene ndihmen e menjehershme duke i transportuar me shpejtesi ne spitalin rajonal te Durresit. Me tej punonjesi i policise sqaroi se dy efektivat Duckollari dhe Altin Dizdari kane vdekur gjate rruges per ne spital pasi plaget e mara ne gjoks dhe koke i kishin demtuar arteriet kryesore te trupit. Nderkohe i pyetur nga dy prokuroret nese ai e kishte pare personin qe qelloi mbi dy punonjesit e policise deshmitari tha se autorin e ketij krimi te rende nuk kishte mundur ta shihte pasi ai kishte qene larg vendit te ngjarjes. Efektivi i policise eshte pyetur edhe nga avokatet mbrojtes te tre te pandehurve duke pohuar se ai skishte dijeni se sa veta qendronin ne makinen Tuareg dhe se nuk ishte ne gjendje te percaktonte se kush kishin qelluar te paret policet apo Dritan Dajti.

Masakra ne plazh

Pikerisht ne kete dite sipas Prokurorise se Krimeve te Renda i pandehuri Dritan Dajti ekzekutoi me arme zjarri 5 persona mes tyre kater ishin efektiva te policise qe ushtronin detyren e tyre ne seksionin e Grupit te Operacioneve Speciale. Viktima te perplasjes Dajti-Polici ishin Fatos Xhani Sajmir Duckollari Altin Dizdari Kastriot Feskaj si dhe vete bashkepunetori i Dajtit Ledjon Mara. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria rezulton se te gjithe keta persona jane qelluar me dy pistoleta te perdorura nga Dritan Djati.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›