Trafiku i drogës, arrestohen tre veta

arkë, 12 mars, NOA Tre persona mësohet se
kanë rënë në prangat e policisë pasditen e sotme, në kuadrin e një aksioni
antidrogë të organizuar nga shërbimet e Tiranës. Ato bëjnë me dijeni se operacioni
është zhvilluar në zonën e Farkës në Tiranë dhe se tre të ndaluarit akuzoheshin
për trafik lëndësh narkotike. Bëhet me dijeni ndër të tjera se tre të dyshuarit
u kapën me një sasi prej 1.3 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë.
Ende nuk dihet identiteti i saktë i tre të ndaluarve, porse thuhet se në banesat e tyre është duke u ushtruar kontroll në mënyrë që të zbulohet ndonjë sasi e mundshme e fshehur lënde narkotike.
n.e.NOA