Trafiku i elefantëve, Kameruni aktiviozn ushtrinë për mbrojtjen e parqeve
Kamerun- Kameruni është një ndër shtetet ku është mjaft e theksuar trafikimi i kafshëve të egra dhe sidomos elefantëve. Për këtë arsye qeveria vendase ka aktivizuar ushtrinë për të mbrojtur të gjitha parqet ku rriten elefantë.
Me dhjetra helikopterë dhe mbi 600 ushtarë janë aktivizuarpër të pasur nën mbikqyrje të gjitha zonat ku rritet kafsha gjigande.
Kjo nismë erdhi pasi vetë në pak ditë një vit më parë u vranë nga gjuetarët e paligjshëm 300 elefantë. Kohët e fundit trafikimi i kësaj kafshe është kthyer në një biznes tepër fitimprurës. Fildishi që ndodhet në dhëmbët e tij ka një vlerë tepër të madhe, rreth 300 dollërë për kilogram.
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: