E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i emigranteve nga Lindja e Mesme ne Shqiperi

Sarande

Sarande 30 janar NOA 8211 Trafiku  i emigranteve te paligjshem nga Lindja e Mesme ka nisur te shtrihet edhe ne Jug te vendit. Policia e Sarandes flet per rastet e para te emigranteve qe futen nga kufiri grek ne territorin shqiptar me synimin per te kaluar drejt vendeve te tjera.

Trafiku i emigranteve nga Lindja e Mesme te depertuar  ne Greqi  ka nisur te shtrihet  nga zonat ne Veri te Greqise drejt  zonave  jugore  te Shqiperise. Ndryshe nga disa muaj me pare kur policia shqiptare prapesonte disa qindra emigrante  shqiptare qe synonin te hynin pa dokumente qendrimi ne Greqi ditet e fundit vihet re nje synim i klandestineve nga Greqia per te hyre ne territorin shqiptar.

Policia e Sarandes ka evidentuar disa dhjetera raste kur  emigrantet  palestineze synojne te hyjne ne terriorin shqiptar per tu larguar me pas ne drejtim te Italise. Grupet e emigranteve jane  bllokuar  ne zonat shqiptare buze kufirit dhe u jane dorezuar autoriteteve policore greke. Burimi kyesor i ketij trafiku eshte  qyteti fqinj grek i Igumenices nje qytet port ne Greqine e Veriut nga ku klandestinet udhetojne me anije drejt Italise dhe vendeve te tjera. Incidentet e njepasnjeshme ne kete qytet mes  vete grupeve te klandestineve  por edhe me policine greke  duket se po ndikojne qe emigrantet te  tentojne te hyjne ne terriorin shqiptar me shpresen e vijimit drejt vendeve te tjera.

Roja bregdetare shqiptare i monitoron fort kufijte  detare  me Italine dhe Greqine ne saje edhe te nje moratorium te forte  per bllokimin e skafeve dhe deri tani nuk jane shenuar raste te nisjes se ketyre grupeve te klandestineve nga Shqiperia. Por zhvillimet plot tensione politike ne Shqiperi ndikojne ne situaten e pergjithshme te rendit  dhe sigurise dhe favorizojne sipas vezhguesve edhe lindjen dhe zhvillimin e  ketyre formave te trafikut qe tani duket se jane ne fillesat e tyre.

Liberalizimi i vizave per shqiptaret pothuajse i dha fund  rrjeteve te gjera te organizimit te trafikut te emigranteve qe gjallonin prej vitesh vecanerisht ne qytete kufitare te Shqiperise fqinje me Italine apo Greqine. Sipas eksperetve te policise keto kontigjente te cilat i kane pasur edhe me pare bazat ne te dy anet e kufirit do te synojne forma te reja te trafikut  perfshi edhe trafikun tranzit te klandestineve kurde aziatike dhe nga Lindja e Mesme.

NOA/VOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›