E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutivi vijon te sfidoje Prokurorine Tete dite nga leshimi i urdher-ndalimeve

Prokuroret jane njoftuar se gardistet ishin ndaluar por kur kane shkuar ne zyren e Drejtorit te Policise i kane gjetur ata te armatosur dhe me uniforma


TIRAN- Edhe pse kane kaluar tete dite qe nga momenti i firmosje se urdher-ndalimeve ndaj gjashte drejtuesve te larte te Gardes se Republika policia ende nuk i ka ekzekutuar ata packa se personat e shpallur ne kerkim nga prokuroria kane disa dite qe shfaqen ne media dhe ndodhen ne vendin e punes.


Mos ekzekutimi i ketyre urdhrave sipas eksperteve ligjore krijon nje precedent te rrezikshem per shtetin demokratik dhe institucionet e pavarura te ushtrimit dhe ndjekjes penale. Per institucionin qendror te akuzes vonesa e ekzekutimit te ketyre urdhrave po pengon zbardhjen e plote te ngjarjes se 21 janarit. Nderkaq ne lidhje me pretendimet e kreut te qeverise se kreu i prokurorise znj.Ina Rama ka prishur marreveshjen burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme sqarojne se me mos zbatuesit e ligjit dhe ne kurriz te ligjit nuk behet marreveshje.


Presim zbatimin e urdher-ndalimeve ndaj gardisteve. Nuk ka negociata apo marreveshje per dorezimin e tyre. Policia duhet te kryej detyren per te mos pasur pasoja te funksionimit te shtetit- thuhet ne reagimin e organit te akuzes.


Lidhur me takimin qe grupi hetimor i dosjes ka pasur me gardistet ne drejtorin e Policise se Tiranes sipas te dhenave te organit qendror te akuzes ata prokuroret jane paraqitur sepse policia kishte sjelle informacione se urdhrat ishin zbatuar por kur kane shkuar kane gjetur nje tjeter situate nga ajo qe u ishte thene.


Prokuroria eshte informuar nga Policia se urdhrat ishin zbatuar dhe ne drejtorine e Policise prisnin per tu marre ne pyetje efektivet e Gardes. Atje prokuroret e ceshtjes u perballen me gardiste te armatosur dhe jo me gardiste te ndaluar. Keshtu qe arsyeja pse nuk jane marre ne pyetje eshte se policia nuk zbatoi urdhrat e ndalimit-thuhet nga te dhenat e organit qendror te akuzes.


Sipas te cilave ne ditet ne vazhdim do te shikohet per ndjekjen e procedurave penale ndaj atyre te cilet nuk zbatuar urdhrat e prokurorise. Gjithashtu keto burime sqaruan se ende nuk kane perfunduar te gjithe ekspertimet e te vrareve dhe te plagosurve te demonstrates se 21 janarit nderkohe qe prane ketij institucioni jane paraqitur shume demonstrues te cilet kane evidentuar demtimet e tyre te shkaktuara nga policia dhe qe pritet te behen pjese e dosjes hetimore.

SHBA sjell edhe nje prokuror federal

Prokuroria e Pergjithshme konfirmoi se grupit hetimor te demonstrates se 21 janarit dhe pasojave te saj do ti bashkengjitet edhe nje prokuror amerikan i cili do keshilloje nese eshte e nevojshme grupin hetimor te prokurorise se Tiranes.


Sipas ketyre te dhenave mesohet se krahas ndihmes se eksperteve te Byrose Federale te Hetimit FBI-se dhe eksperteve te Byrose se Alkoolit Duhanit Armeve dhe Eksplozivit te njohur ndryshe si agjencia ATF-se do ti bashkengjitet edhe nje prokuror federal.


Mesohet se prokurori amerikan do te jete pjese e grupit hetimor pasi kreu i qeverise Sali Berisha kerkoi qe krahas hetuesve shqiptare grupit hetimor per arsye besueshmerie ti bashkohet edhe prokuror te amerikane. Kerkese kjo sic duket e pranuar edhe nga Prokuroria e Pergjithshme me ndermjetesimin e Ambasades se SHBA-se ne vend. Nderkohe ekspertet e FBI-se mesohet se tashme kane filluar angazhimin e tyre ne kete dosje duke asistuar ne keqyrjen e vendit te ngjarjes dhe ekspertizave te ndryshme mjeko-ligjore dhe ekspertizave te armeve predhave e gezhojave te sekuestruara.


Sipas ketyre te dhenave mesohet se ekspertet amerikane do te asistojne dhe ndihmojne Prokurorine shqiptare me teknologjine e re te ekspertimeve te ndryshme si ato te mjekesise ligjore ekspertizen e pamjeve filmike te qartesimit te pamjeve filmike qe do te printohen ne foto ekspertime balistike e krahasuese te armeve gezhojave dhe predhave ndertimin e vendit te ngjarjes dhe vendet e dyshuara nga kane ardhur te shtenat qe kane sjell per pasoj vrasjen me arme zjarri te tre demonstruesve dhe plagosjen e 7 te tjereve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›