E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trafikuan mbi 1 milionë paund kokainë në Britani, kush është shqiptari i dënuar me 23 vite burg, drogën e futën në fshesa

Gjashtë persona, njëri prej tyre me origjinë shqiptare, janë burgosur pasi u kapën duke kontrabanduar kokainë me vlerë 1 milion paund në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata e kishin fshehur drogën në dorezat metalike të fshesave, shkruan BBC.

Mendohet se është hera e parë që kjo metodë është përdorur për të importuar drogën në Mbretërinë e Bashkuar, tha Policia Metropolitane.

Shumica e anëtarëve të bandës u arrestuan në një pronë industriale pranë Dartfordit në tetor 2021, teksa përpiqeshin të merrnin dërgesën e kokainës nga Kolumbia.

Anëtarët u dënuan në qershor, pas një gjyqi katër muaj e gjysmë, për trafik kokaine, pothuajse dy vjet pas arrestimit të tyre në tetor 2021 pas një hetimi nga Met dhe Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Anëtarët e bandës:

Yuni Alexis Pacheco Miranda, 65 vjeç, i dënuar me 29 vjet burg

Daniel Oliver, 52 vjeç, i dënuar me 29 vjet burg

Ermal Shtrezi, 41 vjeç, i dënuar me 23 vjet burg

Nigel Rogers, 62 vjeç, i dënuar me 23 vjet burg

Frank Asante, 49 vjeç, i dënuar me 18 vjet burg

Terrence Allen, 74 vjeç, i dënuar me 13 vjet burg

Një person i shtatë, William Adams, 75 vjeç, nga Teynham, Kent, mungoi në gjykatë për arsye shëndetësore dhe do të dënohet në një datë të mëvonshme, tha gjykatësi Marcus Tregilgas-Davey./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›