E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tragjedi ajrore në Washington, helikopteri ushtarak përplaset me avionin, dhjetëra viktima

Një avion pasagjerësh dhe një helikopter ushtarak janë përplasur në Uashington në orët e para të mëngjesit duke shkaktuar dhjetëra viktima.

Tragjedia ndodhi në afërsi të aeroportit kombëtar të Uashingtonit, Renald Regen ku të dy mjetet fluturuese ishin afruar për tu ulur në pistë.

Goditja e avionit nga helikopteri i ushtrisë shkaktoi një shpërthim të fuqishëm ndërsa të gjitha mbetjet përfunduan në ujërat e lumit Potokam.

3 ushtarakë ndodheshin në helikopterin Black Hauk dhe 64 qytetarë dhe anëtarë ekuipazhi në avionin e pasagjerëve.

Disa orë pas tragjedisë autoritetet nuk kanë mundur të nxjerrin asnjë të mbijetuar por vetëm 19 trupa të viktimave. Dy ish-kampionë botërorë rusë të patinazhit, besohen të jenë mes viktimave së bashku me një grup tjetër trajnerësh e patinatorësh që ktheheshin nga një aktivitet.

Errësira dhe moti i ftohtë që ka përfshirë Uashingtonin ka vështirësuar punën e ekipeve të kërkim shpëtimit dhe pothuajse ka pamundësuar mbijetesën e pasagjerëve që mund ti kenë mbijetuar përplasjes por jo rënies në ujë.

Nuk dihet ende çfarë e shkaktoi tragjedinë por mbingarkesa e hapësirës ajrore të Uashingtonit mund të jetë një nga arsyet.

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi pas përplasjes duke thënë se një gjë e tillë mund të ishte shmangur.

Dëshmitarët okularë?

Ari Schulman i tha NBC Uashington se e pa aksidentin tragjik në ajër. Ai tha se afrimi i aeroplanit dukej normale, derisa ndodhi goditja me avionin. Pasi kishte parë uljet e avionëve atje në të kaluarën, ai tha se pjesa e poshtme e një avioni nuk duhej të ishte e dukshme në errësirë. Shkëndijat, tha ai, i ngjanin një “qiriu gjigant romak” dhe shkuan nga pjesa e parë e avionit e deri tek bishti

Jimmy Mazeo tha se e pa aksidentin teksa darkonte me të dashurën e tij në një park pranë aeroportit. Ai kujtoi se kishte parë atë që dukej si një “flash i bardhë” në qiell. Mazeo tha se nuk mendoi shumë për atë që pa derisa shërbimet e urgjencës filluan të mbërrinin në vendngjarje.

 Çfarë thonë zyrtarët amerikanë?

Presidenti Donald Trump tha se ai ishte informuar plotësisht për aksidentin e tmerrshëm dhe se po monitoronte situatën nga afër.Në llogarinë e tij në rrjetet sociale TruthSocial, ai ka ngritur gjithashtu pikëpyetje në ligje me ngjarjen e rëndë.

Nënkryetari JD Vance kërkoi lutje për ata që ishin në incident.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Sekretari i Transportit Sean Duffy, emërimet e të cilëve u konfirmuan së fundmi, thanë gjithashtu se po monitoronin situatën.

I pyetur nëse shtigjet e fluturimit pranë aeroportit Ronald Reagan do të ndryshoheshin pas incidentit, Duffy tha se “ne do të ndërmarrim veprimet e duhura nëse është e nevojshme”.

Drejtori i Përgjithshëm i American Airlines, Robert Isom, shprehu “dhimbjen e tij të thellë” për përplasjen në një video e cila është postuar në faqen e internetit të linjës ajrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›