E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e sotme

Kjo e enjte do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Gjatë ditës pritet të ketë vranësira dhe reshje shiu, teksa në zonat malore nuk do të mungojë dëbora.

Në orët e pasdites intensiteti i reshjeve do të jetë në rënie. Temperaturat do të pësojnë rënie më të paktën 2 gradë Celsius, ku këtë mëngjes termometri ka shënuar 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 17 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi mbi 55 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›