E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi angleze, eliminohen Mançesterët

Mançester Junajtid dhe Mançester Siti pas eliminimit nga Kupa e Kampionëve, kanë zhgënjyer edhe në Ligën e Europës. Ekipi i Aleks Ferguson është munduar sërish nga Atletik Bilbao, ashtu sikundër Siti ka stonuar edhe në fushën e vet duke fituar, por pa u kualifikuar dot me portugezët e Sporting Lisbonës. Ky mund të konsiderohet pa frikë si një zhgënjim i madh i futbollit anglez për këtë sezon në Europë, nderi i të cilit mbahet ende nga Çelsi, skuadër kjo që vazhdon aventurën e vet në Champions. Sakaq, dje janë kualifikuar për më tej në Ligën e Europës edhe Hanover, Metalist, Valencia, Atletiko Madrid, Alkmari dhe Shalke.

Kualifikimi, Çelsi bën festë deri në mëngjes
Çelsi nuk e ka ndalur festën për kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Pas festës në “Stamford Bridge” përpara tifozëve, futbollistët e bluve të Londrës janë zhvendosur në klubin e natës “Aura” në “Mayfair”, për të mbyllur në mënyrën më të këndshme një natë perfekte. Yjet e klubit anglez, si Eshli Kol dhe Didier Drogba, të cilët janë fotografuar edhe me cigare në dorë, kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe në festë. Huan Mata, David Luiz, Majkëll Esien, Florent Maluda, Zhoze Bosingva dhe protagonisti i fitores me Napolin, Branislav Ivanoviç, nuk kanë munguar, por ajo që u ka rënë në sy të gjithëve ka qenë mungesa e veteranëve si Xhon Terri dhe Frenk Lampard. Pas shkarkimit të trajnerit Vilas Boas, duket se lojtarët e Çelsit janë sërish kompaktë dhe duke gjykuar në bazë të buzëqeshjeve të tyre, janë të lumtur edhe për mënyrën sesi po shkojnë gjërat në skuadër. Në festën e organizuar për kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve nuk ka munguar as ish-futbollisti i bluve, Andrij Shevçenko, i cili ka ndjekur edhe përballjen me Napolin në krah të Abramoviçit.

Liga e Europes/ Sonte
Olimpiakos-Metalist        1-2 (1-0)
Shënues: Markano 15′/ Vilagra 81′,
Deviç 86′
Man.Siti-Sporting        3-2 (0-1)
Shënues: Aguero 60′, 82′, Baloteli 75′ (p)/ Fernandez 33′, Volfsvinkel 40′
Shalke-Tuente            4-1 (0-1)
Shënues: Huntelar 29′, 57′ (p), 81′, Xhons 71′/ Jansen 14′
Beshiktash-Atl.Madrid        0-3 (1-3)
Shënues: Adrian 26′, Falkao 83′, Salvio 90′
Hanover-Standard        4-0 (2-2)
Shënues: Abdelaoue 4′, Kanu 21′ (autg), Ja Konan 73′, Pinto 90′
PSV-Valencia            1-1 (2-4)
Shënues: Rami 47′/ Toivonen 64′
Udinese-Alkmar            2-1 (0-2)
Shënues: Di Natale 3′ (p), 15′/ Falkenburg 31′
Ath.Bilbao-Mançester        2-1 (3-2)
Shënues: Lorente 23′, Markos 65′/ Runi 80′

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›