Tragjedi në festën e ashures, hidhet në erë një person

Iran, 16 dhjetor
NOA - Dhjetëra
njerëz u vranë dhe mbi pesëdhjetë të tjerë janë
plagosur në një tentativë vrasje në Chabahar, një qytet në
krahinën iraniane të Sistan Baluchistan.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA, një kamikaz është hedhur në erë mes një turme njerëzish që po festonin pushimet e ditës së ashures.
Al Jazeera
sakaq, raportoi se kanë shpërthyer dy bomba një ndaj procesionit dhe
një kundër xhamisë.
Sulmi ka marrë në shënjestër turmën e besimtarëve që më 15 dhe 16
dhjetor festojnë ashuren.
Sipas stacionit arab të Al Jazeera viktimat janë rreth 50 të tillë. Në
të kaluarën kjo zonë ka qenë gjithmonë skenë e sulmeve të
ngjashme terroriste të kryera nga grupi sunit i
quajtur Jundallah. Në këtë rajon, sunitët janë në pakicë.
r.b/NOA