Një person i armatosur futet në një lokal dhe vret katër persona
Spanjë, 15 dhjetor NOA - Momente dramatike në një qytet të vogël në Katalonia.
Një burrë i
armatosur me një pushkë ka vrarë të paktën katër
vetë në Olot, pranë Girona.
Më parë vrasësi është futur në një lokal dhe ka qëlluar mbi një pronar të një firme ndërtimi dhe djalin e tij, të cilët ishin duke ngrënë mëngjes.
Më pas hyri në
një bankë, duke vrarë menaxherin dhe një person tjetër. Ai
u arrestua menjëherë de me sa duket ka qenë një ish-punonjës i firmës së
ndërtimit.
âU fut i armatosur me pushkë, qëlloi dhe u largua duke vrapuarâ, - tha i
frikësuar pronari i lokalit Sanchez Guzman për televizionin TV3.
r.b/NOA