E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Farkë, 24-vjeçari përplas aksidentalisht me makinë vogëlushen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Farkë, ku një vajzë rreth 1 vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi u përplas aksidentalisht nga një automjet.

Sipas Policisë, për ngjarjen është arrestuar një 24-vjeçar, me inicialet A. T., i cili dyshohet se ishte duke kryer një manovër për lëvizje mbrapa me automjetin, kur ka goditur fëmijën.

Si pasojë e plagëve të marra, e mitura nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e përgjegjësive ligjore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›