E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Gjermani/ Rrjedhja kimike në fabrikë lë një të vdekur dhe 17 të plagosur

Një aksident i rëndë industrial ka tronditur qytetin e Nurembergut në Gjermani, ku një rrjedhje kimike në një objekt industrial ka shkaktuar vdekjen e një punëtori dhe plagosjen e 17 personave të tjerë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në një park industrial të qytetit bavarez, duke shkaktuar alarm dhe mobilizim masiv të forcave të emergjencës.

Sipas autoriteteve gjermane, dy punëtorë u gjetën pa ndjenja brenda ambienteve të kompanisë. Njëri prej tyre nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe humbi jetën më vonë në spital, ndërsa gjendja e të plagosurve të tjerë ende nuk është bërë publike.

Autoritetet lokale deklaruan se rrjedhja kimike u izolua brenda ndërtesës në kohë dhe se nuk ka rrezik për popullsinë përreth.

Deri tani mbetet e paqartë se çfarë substance kimike ka rrjedhur dhe cilat kanë qenë shkaqet e incidentit.

Sipas raportimeve të medias gjermane dpa, rreth 65 zjarrfikës dhe ekipe speciale të emergjencës morën pjesë në operacion, ndërsa disa prej tyre ishin të pajisur me kostume mbrojtëse kundër substancave kimike. Dhjetëra punëtorë u evakuuan menjëherë nga godina për arsye sigurie.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›