E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Itali, 31-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga mjeti bujqësor

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e djeshme në lagjen Mandrini, në Gessopalenë, Itali.

Një 31-vjeçar me origjinë shqiptare, punonjës i një ferme në zonë, ka humbur jetën teksa punonte në fushë me mjetin bujqësor, shkruajnë mediat italiane.

Gjatë operacioneve, mjeti ka përfunduar në një kanal dhe është përmbysur, duke e shtypur drejtuesin e traktorit.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga zjarrfikësit e Casoli, karabinierët e Torricella Peligna dhe shërbimi i shpëtimit nga helikopterët 118 nga Pescara, nuk ka mundur të bëhet asgjë për të riun.

Fatkeqësisht, i riu humbi jetën. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›