E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Krujë! Babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vjeçare me makinë, e mitura ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Qerekës në Krujë.

Një vajzë e mitur ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga i ati.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit familjar, ku shoferi gjatë manovrimit të mjetit, ka përplasur vajzën e tij të vogël, vetëm 4 vjeçe.

E mitura u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›