Tragjedi në Maqedoni të Veriut! Zjarr në lokalin e natës, 50 të vdekur dhe 100 të plagosur

Një zjarr shpërtheu në një klub nate në qytetin Kotsani në Maqedoninë e Veriut në orët e para të së dielës, duke lënë dhjetëra njerëz ose të vdekur ose të plagosur, sipas mediave lokale.
Nga të dhënat e para bëjnë me dije se të paktën 50 persona kanë humbur jetën dhe rreth 100 kanë mbetur të plagosur.
North Macedonia: At least 50 people died in a fire in a disco in Kočani
Video: https://t.co/NfIJloWjBO pic.twitter.com/LwCR0I4w6i— Календар News (@KalendarNews) March 16, 2025
Zjarri shpërtheu dhe u përhap me shpejtësi në çatinë e klubit, duke shkaktuar një shkatërrim total. Zjarrfikësit nga të gjitha qytetet përreth, si dhe automjete dhe ekipe mjekësore, u thirrën për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit dhe në operacionin e shpëtimit. Zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz. Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme e vendit, rreth 1500 persona ishin në ambientet e ngjarjes dhe ndiqnin koncertin.
/vizionplus.tv