E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi në Moskë, vdes Andrea Antonelli

Tragjedi në botën e motoçiklizmit. Andrea Antonelli ka gjetur vdekjen në qendrën mjekësore të Moscow Raceway, si rezultat i një aksidentit të tmerrshëm të pësuar në xhiron e parë të javës së provave të “Mondial Supersport” në Rusi.

Motoristi nga Castiglione del Lago i Perugias, 25 vjeç, e ka humbur kontrollin me motorin Kawasaki ZX-6R të tij, teksa po garonte me një shpejtësi rreth 250 km/h, ndërsa më pas u shtyp nga bashkëkombësi i tij i Hondas Lorenzo Zanetti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›