E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali 50 milion euro për Vidalin

Sipas mediave spanjolle përveç Andrea Pirlos, Reali i Madridit do përpiqet deri në ditën e fundit të merkatos edhe për Arturo Vidalin.

Për mesfushorin kilian u bë një ofertë afro dy javë më parë: 41.6 milionë euro për kartonin, ndërsa për futbollistin një kontratë 5- vjeçare prej 5 milionë eurosh neto në vit. Por, dje, duket se Juventusi ka marrë një tjetër ofertë, me shifra të reja, qoftë për kartonin, ashtu sikurse për vetë Arturo Vidalin.

Media italiane thekson se madrilenët kanë rritur shifrat në 46 milionë euro plus 4 milionë euro të tjera bonuse, ndërsa për kilianin qëndron oferta prej pesë vitesh, por me një pagë prej 5.8 milionësh në sezon. Ndërkohë, pritet përgjigja e Juves./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›