Tragjedia ”Elektra” – Trajtohen temat e drejtësisë së familjes, hakmarrjes dhe faljes

Pas disa shfaqjeve në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, një nga veprat më të fuqishme të Sofokliut, Elektra është shfaqur edhe përpara publikut artdashës në Teatrin Eksperimental me mesazhet e forta që mbërrijnë aktuale nga kohët antike e deri ë ditët e sotme.
“Të krijosh mbi Sofokliun është gati e pamundur sepse ai i ka thënë të gjitha, i ka parë të gjitha, i shfaq të gjitha edhe në konceptin e regjisë moderne. Ka lindur 2500 vjet para dhe do të jetë regjisor edhe 2500 prapa”, tha Kiço Londo.
Elektra, një fëmijë e etur dhe e paduruar e cila kërkon hakmarrje për vrasjen e babait të saj. Përmes temave të drejtësisë, familjes dhe hakmarrjes shfaqja zbulon pasojat e zemërimit të pakontrolluar dhe fuqinë e harruar të faljes.
“Unë mendoj që shoqëria shqiptare, është në një moment jo shumë të favorshëm për veten e vet. Gjërat dhe rendi janë përmbysur në mënyrë të rrezikshme dhe kjo është arsyeja pse unë i thirra në ndihmë Elektrës”, tha Kiço Londo.
Elektra do të ngjitet në skenën e Eksperimentalit në 13 dhe 14 shkurt, ndërsa më pas do të udhëtojë në disa prej qyteteve të Shqipërisë.
/RTSH/