E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e 9 Janarit pranga skafistit


Një patrullë karabinieresh ka arrestuar në Rome një shtetas shqiptar 31-vjeçar, të konsideruar si një prej skafistëve të tragjedisë së 9 Janarit të vitit 2004, kur në kanalin e Otrantos humbën jetën 21 persona që udhëtonin drejt Italisë.

Komanda provinciale e karabinierëve të Romës konfirmoi për Top Channel se bëhet fjalë për Altin Belulaj, i lindur në Vlorë me 29 qershor të vitit 1980. Ka qenë vetëm 24 vjeç kur ka marrë pjesë në organizimin e udhëtimit, të paguar rreth 1500 euro nga secili person e që përfundoi në mënyrë tragjike.

Gjatë një kontrolli rutine shtetasi shqiptar kishte paraqitur dokumenta te rreme, por nje verifikim i shenjave te gishterinjve beri qe te zbulohet e shkuara e tij. I denuar ne atdhe me 20 vjet burgim per nje nga ngjarjet me te renda e te dhimbshme te emigracionit shqiptar, ai kerkohej qe ne vitin 2005.

Me 5 dhjetor te vitit 2007 ne qytetin e Pratos, ne Toskane, policia pati arrestuar nje tjeter prej pergjegjesve kryesore te fatkeqesise se 9 janarit. Ishte Nazmi Hykaj, i denuar ne Shqiperi me 25 vjet burgim.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Topi: Sa më parë dialogu mes partive
"Politika, jo peng e së shkuarës
Bulqizë, vritet minatori
SHBA bën thirrje për qetësi në Mitrovicë
“Top Story”, krimet e luftës në Kosovë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›